Ekipi i kombëtares i dhuroi bluzën Bashës, Rama u heq lojtarëve pasaportat diplomatike

Lojtarët e kombëtares së futbollit kanë marrë sot njoftimin se pasaportat diplomatike që Edi Rama u dha në vitin 2016 nuk janë më të vlefshme. Vendimi ka ardhur i papritur për djemtë e ekipit kuqezi, pasi shumica e tyre luajnë në kampionate të huaj dhe u duhet të udhëtojnë shpesh herë. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se bëhet fjalë për një procedurë normale, por lojtarë dhe ish-lojtarë të kombëtares e shohin këtë vendim si një hakmarrje të qeverisë “Rama”.

Ish-futbollisti Andi Lila, thotë se vendimi për pasaportat ka ardhur pak ditë pas ndeshjes me Anglinë, ku djemtë e ekipit kombëtar i dhuruan kreut të PD, Lulzim Basha një bluzë të ekipit me numrin 9.

“Vendimi erdhi menjëherë pas ndeshjes me Anglinë, kur ne i dhuruam Lulëzim Bashës fanellën e kombëtares shqiptare. Mendoj se ky vendim është i qëllimshëm. Është një tallje që i bëhet sportit në përgjithësi. Ekipi kombëtar i EURO 2016 nuk duhet t’i bëhej ky veprim pasi mendoj se është ekipi më i mirë që ka nxjerrë ky vend”, tha gjatë intervistës së tij në SYRI TV ish-futbollisti Andi Lila.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Xhaçka deklaroi se pasaportat po rinovohen, por në fakt rezulton se pasaportat që Edi Rama u dha në vitin 2016 skadojnë në vitin 2026 dhe jo sot. Në dokumentin që Ministria e Jashtme i ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit thuhet tjetër gjë nga ajo që pretendon ministrja Xhaçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkresa zyrtare e qeverisë thotë se sipas vendimit të qeverisë në vitin 2019, lojtarët e kombëtares nuk cilësohen më kategori që gëzojnë të drejtën për pasaporta diplomatike. Kjo do të thotë se ata që Edi Rama në vitin 2016 i quante ambasadorë të Shqipërisë, pas dhënies së fanellës për Lulzim Bashën nuk janë më të tillë.

Një sjellje e tillë e institucioneve ndaj kombëtares është e papranueshme dhe fyese për lojtarët që kanë zgjedhur të luajnë për ekipin kuqezi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?