Ekspertët izolojnë zonën përreth parlamentit (FOTO)

Pas shpërndarjes së protestuesve të opozitës, efektivët e policisë kanë “zbarkuar” pranë Parlamentit. Ata janë ekspertë të kriminalistikës që po rrethojnë zonën duke e cilësuar “vendngjarje”.

Gjatë gjithë protestës, efektivë të ndryshëm të policisë kanë fotografuar protestuesit në çastet më kulmore të saj.

Pritet që të ketë edhe procedim penal për ata që kryen akte të dhunshme, që qëlluan me tymues apo që futën brenda sallës së Kuvendit mjete të forta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, efektivë të policisë gjatë gjithë kohës kanë fotografuar turmën e njerëzve. Fotot e mëposhtme janë realizuar nga redaksia e ”Koha Jonë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?