Eksploziv në minierën e kromit në Bulqizë, dëmtohet armatura e drurit. Identifikohet autori
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur.

Nga veprimet e shpejta të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në DVP Dibër, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi F.B., për të cilin për shkak të hetimit nuk jepen të dhëna të tjera.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkatërrimit të Pronës me eksploziv”.

