Enkelejd Alibeaj: Jam i habitur nga reagimi i SHBA
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj është shprehur i habitur me deklaratën e Ambasadës amerikane, që deklaroi se reforma në drejtësi po zbatohet dhe se populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin.
“Une habitem nga një deklaratë e tillë, sepse ajo farsë duhej të kishte bërë përshtypje në një vend që kërkon drejtësi jo të kapur politikisht”, tha Alibeaj.
Më pas Alibeaj u shpreh se është dhunuar kushtetuta sot dhe se kryeministri është dhe Kryeprokuror tani, i cili do të mbyllë dosjet e krimit të qeverisë së tij.
“Ja arritëm ditës që kryeministrin ta kemi edhe kryeprokuror, sot kemi një kushtetutë të thyer, sot kemi një vend i cili i dha një goditje të fortë reformës në drejtësi, sepse për këdo do të ishtë fyerje nëse do të besonte që kryeministri është kryeprokuror dhe do të vendosi drejtësi.
Dramë e madhe dhe sot tregoj qartë dhe saktë se cfarë synimi ka pasur. Kemi Prokuror të Përgjithëshm Edi Ramën i cili do të mbylli dosjen e Tahirit. Sapo filloi procedura e zgjedhjes së prokurorit patëm uzurpim. Që në momentin e parë dihej se cili do të ishte emri i Prokurorit të Përgjishëm “, tha Alibeaj për “Fax News”.

