Facebook-u ”reagon” për vdekjen e Florencit
Duke qenë se ka pasur reagime të panumërta në rrjeteve sociale dhe ngushëllime për ndarjen nga jeta të 23-vjeçarin, Florenc Beqiraj, facebook-u e ka kthyer faqen e të ndjerit në remembering.
Vdekja e 23-vjeçarit, Florenc Beqirajt mbrëmjen e së 22 dhjetorit në një spital në Marsejë të Francës, ka nxitur një revoltë tek mijëra qytetarë.
Si asnjëherë më parë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me pankarta dhe qirinj në duar, u mblodhën në një protestë-homazh për të riun që u nda nga jeta në mënyrë enigmatike, duke i kërkuar llogari shtetit dhe ambasadave për heshtjen, për heshtjen që ata e cilësojnë kriminale.
Protestë për vdekjen e Florencit, të revoltuar me shtetin: Drejtësi për djalin tonë

