Fjalët e para ”pa koment” të Kryeprokurores Marku (FOTO)
Dje Arta Marku, u dëgjua vetëm kur tha fjalën ”Betohem” në kuvend dhe iku pas votimit me 69 vota për postin e Kryeprokurores së Përkohshme. Ndërsa sot pas marrjes së mandatit nga Llalla, Arta Marku ka folur për herë të parë për mediat.
E pyetur nga gazetarët për atmosferën e zgjedhjes së saj seancën e djeshme, ku opozita protestoi në sallën e Kuvendit duke shkaktuar edhe incidente, Marku u përgjigjur se do të flasë në një moment tjetër.
Zonja Marku, a keni një koment për situatën në të cilën u zgjodhët?
Nuk kam komente. Kur të kem do t’ju them…


