FOTO/ Policia përleshet me opozitën në Tiranë, lajmi në mediat e huaja

Përleshjet mes policisë dhe opozitës në Tiranë, në protestën e zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë, paraditen e sotme, janë pasqyruar në mediat ndërkombëtare.

New York Times në një artikull të saj shkruan se policia shqiptare u përlesh me mbështetësit e opozitës të cilët u përpoqën të hyjnë me forcë në parlament për të ndaluar votimin për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Rreth 3,000 protestues, duke mbajtur flamuj të BE-së dhe SHBA-së dhe me slogane anti-qeveritare u mblodhën jashtë godinës së Parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, të cilën e quajnë anti-kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia shtyu protestuesit pasi ata thyen kordonin e parë të sigurisë jashtë parlamentit ndërsa demonstruesit hodhën tymuese në drejtim të forcave të policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportimeve të mediave vendase, disa protestues kanë mbetur të plagosur gjatë përleshjeve.

Ligjvënësit e opozitës gjithashtu hodhën tymuese brenda parlamentit por deputetët e  Partisë Socialiste ne qeveri arritën të votonin dhe të zgjidhnin Arta Markun si kryeprokurore me 69 vota pro të PS-së.

Dy deputetë votuan kundër emërimit dhe dy të tjerë abstenuan, ndërsa opozita bojkotoi votimin. Edhe ceremonia e shkurtër e betimit të Arta Markut pas votimit u mbajt nën një re tymi.

Në vijim New York Times duke cituar kreun e PD-së, Lulzim Basha, shkruan “ky është fillimi i kryengritjes popullore”,  por pa dhënë shpjegime se si do vazhdonte kjo kryengritje.

Ish-lideri demokrat Sali Berisha gjithashtu përmendi “djegien e mandateve të deputetvë” megjithëse nuk sqaroi se si do arrihej kjo gjë.

Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm mbështetet nga Bashkimi Europian dhe SHBA të cilët kanë ndihmuar Shqipërinë në draftin e reformave të drejtësisë të cilat tashmë kanë filluar por një komision i përhershëm për emërimin e Kryeprokurorit nuk është formuar akoma.

Opozita shqiptare – e përbërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim- deklaroi se parlamenti nuk ka të drejtë të zgjedhë një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm dhe duhet të presë për krijimin e komisionit për të zgjedhur kreun e prokurorisë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se komisioni do të krijohet në javët e ardhshme, por se “një institucion kaq i rëndësishëm si zyra e prokurorit të përgjithshëm nuk mund të mbetet bosh as edhe një ditë”.

Socialistët gjithashtu bazojnë vendimin e tyre për të zgjedhur një kryeprokuror të përkohshëm në një interpretim të Kushtetutës së vendit që ata kërkuan dhe morën nga misionet e asistencës ligjore të BE-së dhe SHBA-së në Shqipëri.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?