Foto/ Tirana po praktikon mjetet elektrike me zero ndotje dhe zhurmë

Ekipi i Inspektorëve të Parkut (Grand Park Rangers) po praktikon përdorimin e mjeteve elektrike me 0 ndotje e zhurmë për patrullimin, monitorimin dhe ndërhyrjen më të shpejtë në Parkun e Liqenit.

Dy mjetet e para elektrike u dhuruan nga “GREEN Projects” ndërsa Bashkia Tiranë ka bërë të ditur se investimet dhe zgjerimi i hartës rekreative kërkon respektimin e rregullave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tirana është qyteti i parë në vend, i cili ka nisur testimin e autobusëve elektrikë në transportin publik urban, por që njëkohësisht ka nisur nga puna për transformimin e shërbimit taksi, duke sjellë një qasje të re miqësore ndaj mjedisit me kosto ekonomike shumë më të ulët. Flota e taksive elektrike në kryeqytet, si dhe të mjeteve të transportit alternativ të lëvizjes, pritet të ulin nivelin e ndotjes në kryeqytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?