Goditen Call Centera në Tiranë, mashtronin dhe zhvasnin qytetarët europianë
Dy Call Centera që dyshohet se kryenin aktivitete të paligjshme duke mashtruar qytetarë europianë me qëllim zhvatjen e shumave të mëdha të parave, janë goditur në një operacion gjatë ditës së sotme. Operacioni është kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Njëri prej Call Centerave ndodhej pranë Kopshtit Zoologjik, ndërsa tjetri te Rruga e Kavajës, në dy kate të një objekti. Nga operacioni mësohet se ka edhe persona të arrestuar. Të përfshirë në hetime raportohet të kenë qenë autoritetet gjermane, ndërkohë që Call Centerat raportohet se kishim me dhjetëra të punësuar.
KOHA JONË SONDAZH

