Hulumtimi në Oksford: Ja sa zgjat imuniteti ndaj COVID-it pas një infektimi

Njerëzit të cilët janë rikuperuar nga COVID-19 nuk ka gjasa të infektohen përsëri brenda gjashtë muajve nga infeksioni i parë, sipas një studimi britanik të kryer mbi punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Kërkimi është një lajm i mirë për më shumë se 51 milionë njerëz që janë infektuar me virusin corona që nga fillimi i pandemisë, njoftuan shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit.

“Ky është me të vërtetë një lajm i mirë, sepse ne mund të jemi të sigurt që, të paktën në një periudhë afatshkurtër, shumica e atyre që kanë mbijetuar COVID-19 nuk do të infektohen përsëri”, tha David Eyre, një profesor i Oksfordit dhe një nga autorët e studimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rastet e rralla të ri-infektimit kanë ngritur shqetësime se imuniteti mund të jetë jetëshkurtër dhe se pacientët e rikuperuar mund të infektohen shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por rezultatet e këtij studimi të kryer mbi punonjësit e kujdesit shëndetësor të ekspozuar ndaj virusit corona, duke i bërë ata një grup me rrezik të lartë për infeksion, tregojnë se ri-infektimi është jashtëzakonisht i rrallë.

“Infeksioni COVID-19 mbron shumicën e njerëzve nga ri-infeksioni për të paktën gjashtë muaj,” tha Eyre.

“Ne nuk gjetëm një infeksion të ri simptomatik në asnjë prej subjekteve në të cilët u gjetën antitrupa,” shtoi ai.

Kërkimi zgjati 30 javë, midis prillit dhe nëntorit të këtij viti. Përfundimet nuk janë shqyrtuar ende nga shkencëtarë të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?