Hysi kërcënon deputetin e LSI: Babai yt gjyqtar do të ketë pasoja (VIDEO)
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, gjatë mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, lëshoi akuza ndaj deputetes të PS-së Vasilika Hysi, pasi sipas tij deputetja i ka bërë presion me babain e tij.
”Zonja Hysi më përmendi emrin e një gjyqtari sikur ai të ishte babai im dhe më ushtroi presion dhe ç’pasoja do të kishte ky njeri. Ndërkohë babai im nuk është gjyqtar, ka një profesion krejt tjetër. Kjo tregon qartë atë ç’ka përfaqësonte ajo seancë”, u shpreh Braimllari.
Më tej Braimllari ka shtuar se dhuna ndaj deputetes Kejdi Mehmetaj është e patolerueshme.
”Ka përdorur një fjalor jashtëzakonisht të turpshëm për deputeten Mehmetaj, më vjen turp mua si mashkull të them ato fjalë. Është e turpshme ajo që bëri deputeti Çelaj që ushtroi dhunë ndaj deputetes Mehmetaj”, tha ai.

