IGJEUM paralajmëron: Në këto qarqe mund të ketë përmbytje

Reshjet e dendura të shiut priten të shkaktojnë problematika ditën e sotme. Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar qytetarët në jug të vendit për rrezikun që mund të shkaktohet si pasjë e reshjeve. Sipas njoftimit, në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në basenin e lumit Vjosë mund të ketë përmbytje të lokalizuara.

“Sipas llogaritjeve të IGJEO, ditën e sotme priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në jug të territorit. Në qarqet Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në basenin e lumit Vjosa prurjet mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara.

Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytje”, njofton IGJEUM.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?