Indonezia në 75- vjetorin e pavarësisë

Historia e Indonezisë u formësua nga pozicioni i saj gjeografik, burimet natyrore, luftrat dhe pushtimet, po aq sa tregtia, ekonomia dhe zhvillimet politike të saj ndër shekuj. Indonezia njihet si një shtet me diversitet kulturash, etnish dhe gjuhësh.
75 vjet më parë, më 17 Gusht 1945, vetëm 2 ditë pasi Japonia shpalli kapitullimin e saj në Indonezi, Lideri Nacional, Sukarno shpalli Pavarësinë e Indonezisë (dikur e quajtur Dutch East Indies).
Më 1949 Holanda bën përpjekje serioze për të rivendosur hegjemoninë e saj mbi (Dutch East Indies) sot Indonezia, por e ndodhur nën presionin ndërkombëtar detyrohet të njohë Indonezinë si shtet te pavarur.

Sukarno, presidenti i parë i Indonezisë
Më 1953, Sukarno, presidenti i pare i shtetit te pavarur Indonezian shpalli 17 gushtin si Ditë Feste Kombëtare. Që prej asaj dite festohet si një ditë e shënuar e popullit indonezian dhe Republikës së Indonezisë.
Me 1965, Gjenerali Suharto shpallet president pas një grushti shteti që la pas 500 mijë viktima. Vetëm me 21 Maj 1998 regjimi i Suhartos bie si rezultat i protestave mbarë popullore.
Një epokë e re filloi për Indonezinë. Reformat e reja të ndërmarra bënë që proceset demokratike të thellohen. Anëtare e G.20 Indonezia është klasifikuar si një shtet i ri industrial. Është ekonomia me vendin e 16 më të madh në botë dhe zë vendin e 7 në termat e GDP (PPP)
E famshme për turizmin e saj dhe industrinë gjithmonë në rritje Indonezia është kthyer në një atraksion interesant dhe gjithmonë në rritje në Azi. Indonezia ka një popullsi prej 270 milionë banorë si dhe popullsinë me të madhe myslimane. 87.2 % e popullsisë (225 milionë banorë) i përkasin fesë myslimane.
Mes Shqipërisë dhe Indonezisë ka marrëdhënie të hershme diplomatike dhe ekonomike. Konsullata e Nderit e Indonezisë në Shqipëri ka uruar sot për festën e pavarësisë qytetarët indonezianë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë.

KOHA JONË SONDAZH

