Ish-drejtuesi i lartë i policisë: Çfarë më tha Artan Cuku në telefon 20 minuta para se ta vrisnin
Kuliçaj: Atë dita kisha lënë të pija një kafe me një mik tonin. Si përditë komunikoja me të. Rreth orës 20 u takova me mikun tim, duke folur dhe për Cukun. Pas 30 minutash mikut tim i bie telefoni. Atë e njoftojnë se vranë Cukun. Unë isha me të dhe dëgjova bisedën. Unë prisja në takim atë, por morëm vesh lajmin. Ai i shokuar më tha e vranë. Duke e njohur Cukun nuk e besoja se mund të vritej në atë formë. Kam shkuar në shtëpi. Për hir të së vërtetës, ndjeva një peng të madh për të gjithë periudhën e karrierës, se si përfundon oficeri i policisë. Shkuam në vendngjarje, ku takuam kolegë të tjerë.

