Ish-Ministri Manjani: S’ka kohë për lojëra, dialog edhe pa ambasadorë
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një statusi në rrjetin social “Twitter”, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në politikë.
Në një kohë kur kuvendi po i mbaron legjislacioni, Manjani vë theksin se java në vazhdim është vendimtare për Shqipërinë, duke vënë pikën mbi zgjedhjet parlamentare, ajo e presidentit dhe kolicionit.
Thirrja e tij është që palët të gjejnë dialog mes tyre, kjo edhe pa ndihmën e ambasadorëve.
“Po hyjmë në javën vendimtare politike! Zgjedhjet, Presidenti, koalicionet zgjidhen me dialog edhe pa ambasadorë. S’ka më kohë për lojëra”, – shkruan ish-Ministri Manjani.

