FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jorida Tabaku, thirrje Ahmetajt: Bashkëpuno me SPAK-un!

Qeveria bie nëse Arben Ahmetaj rrëfehet plotësisht se çka ndodhur me aferën e inceneratorëve, ku flitet për 430 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Jorida Tabaku, deputetja e Partisë demokratike, ka reaguar pas kërkesës së SPAK-ut që i drejtohet Kuvendit për autorizimin për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Në fjalën e saj, Tabaku i bëri thirrje Ahmetajt që të bashkëpunojë me SPAK që t’i shkohet deri në fund aferës së Inceneratorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam një thirrje për Ahmetajn, thirrja imë është bashkëpunoni me drejtësinë, SPAK, shqiptarët kanë nevojë që t’i shkohet kësaj afere deri në fund”,- tha Tabaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputetja demokrate kërkon nga SPAK që të bashkohen në një dosje hetimet për Inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, ndërsa thotë se ato tashmë duhet të kalojnë në pronësi të Bashkive dhe të vihen në punë. Për Inceneratorin e Tiranës, Tabaku kërkon që të ndërpriten pagesat.

“Sot paratë janë duke u paguar për Tiranën, në këto kushte besoj se këto duhet ti kalojnë në pronësi bashkive dhe duhet të marrin në administrim këto djegësa për të parë se si mund të vendosen në dispozicion. Është për Tiranën, s’ka incenerator, vetëm landfill, të ndërpriten pagesat menjëherë”, tha Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?