FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kandidatja shqiptare për Kongresin Amerikan entuziasmon Bill Klintonin

Join-The-Team-SS-logoShqiptaro-amerikania Suzanna Shkreli, e cila po kandidon për kongresiste në Michigan, ka pasur një të papritur të bukur sot, kur është takuar me ish-Presidentin Bill Klinton, gjatë paradës për Ditën e Punës në Michigan.

Në një shënim në Facebook, Shkreli tha se e kishte falenderuar ish-presidentin amerikan, për çfarë kishte bërë për shqiptarët, gjatë kohës që drejtonte Shtetet e Bashkuara.

“Ai u entuziasmua kur i tregova se isha shqiptaro-amerikane e brezit të parë që po kandidoja për Kongres”, shkruan Suzanna, duke thënë se nëse fiton në nëntor do të hyjë në histori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihmës-prokurorja 29-vjeçare ka hyrë në një garë jo të lehtë përballë kongresistit republikan në fuqi, Mike Bishop, në Distriktin e 8, Michigan, të Shteteve të Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo e filloi fushatën me vonesë, pas tërheqjes së një kandidate fillestare, por është optimiste se, përkundër kushteve, do të ketë sukses në nëtor.

Zgjedhjet për Kongresin, ashtu si ato presidenciale, do të mbahen në 8 nëntor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?