Kapen me dokumente false, arrestohen 3 shqiptarë në Gjermani
Policia gjermane ka arrestuar 3 shqiptarë, pasi punonin ilegalisht dhe ishin të pajisur me dokumente false. Policia federale gjermane në bashkëpunim me organet doganore kanë bastisur një furrë të madhe në Wickede, ku kishte dyshime se po punonin punëtorë ilegalë, shkruan “backwelt.de”, transmeton albinfo.ch.
Personi i katërt kishte pasaportë të vlefshme shqiptare, si dhe leje të punës në Gjermani. Ai u mundua që me mimikë t’u thotë të mos flasin asgjë shokëve të tij, por policia i ka arrestuar. Tashmë, tre shqiptarët ndodhen në paraburgim në Buren, në pritje për të dalë para gjykatës.

