Kapet hajduti i aksesorëve të makinave luksoze në Sarandë, zbulohet mekanizmi i vjedhjeve (Video)

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Hija e Natës”, duke vënë në pranga autorin e një sërë vjedhjesh të ndodhura në Sarandë e Vlorë. Autori 43-vjeçar, Aleksandër (Gimi) Qarri (Lepuri), banues në Tiranë, vidhte pasqyrat, kasetofonat, bateritë dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme luksoze.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi me metoda speciale, nga ku ka rezultuar se shtetasi i mësipërm është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Sarandë e Vlorë.

Konkretisht:

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 17.12.2017, në lagjen “Nr.4”, është kapur në flagrancë duke vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Benz” në pronësi të shtetasit K.O.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 10.12.2017, në lagjen “Nr.4”, ka vjedhur pasqyrat e mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit I.I, si edhe të mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K.I.

Më datë 01.12.2017, në parkingun e spitalit në lagjen “Nr.3”, në mjetin që perdoret nga shtetasi B.H, ka vjedhur një bateri, një palë syze dhe nje sasi eurosh.

Më datë 15.11.2017, në lagjen “Nr.4”, ka vjedhur baterinë, e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I.K.

Më datë 12.11.2017, në lagjen “Nr.3”, ka vjedhur maskarinon e mjetit tip “Golf 5”, në pronësi të shtetasit L.Sh.

Më datën 02.12.2017, në lagjen “4 Heronjt”, Vlorë, ka vjedhur pjesët e mjetit tip “Volkswagen Golf”, si kofano, filtri i ajrit, fenerët dhe baterinë në pronësi të shtetasit G.H.

Më datë 25.11.2017, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, ka vjedhur maskarinon e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.Xh.

Më datën 18.11.2017, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka vjedhur xhamat e pasqyrave të mjetit tip “Benz”, në pronesi të shtetasit E.A.

Më datë 24.09.2017, në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë, ka vjedhur portofolin, celularin IPhone7+, të ndodhura në mjetin e shtetasit N.F.

Mekanizmi i vjedhjeve që kryente:

Ky shtetas vinte nga Tirana me autobusat e linjave dhe në datat e vjedhjeve të lartpërmendura ka qënë i ndodhur në qytetet ku kane ndodhur vjedhjet, si edhe frekuentonte rregullisht lojrat e fatit (kazinotë) dhe akomodohej në hotele, ku më pas gjatë natës vidhte duke thyer xhamat e mjeteve të ndryshme e u merrte pasqyrat, kasetofonat, bateritë e pjesë të tjera, dhe pasi kryente këto vjedhje largohej përsëri me autobusat e linjave.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale pjesët e mjetit të vjedhur prej tij ditën e djeshme kur edhe u kap në flagrancë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj tij për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?