Kisha serbe: Siguria që ofron NATO, njësoj si ajo e Hitlerit dhe Musolinit

Afrimi i elitës politike të Malit të Zi me Perëndimin dhe sidomos kërkesa për anëtarësim në NATO, po kundërshtohet nga një propagandë që zë fill nga hapësirat kishtare. Mitropoliti i Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi, Amfilohije, e quajti NATO-n një zgjatim të pushtimit austrohungarez.

Duke meshuar në manastirin e Podmaine, Amfilohije u kujtoi të pranishmëve se ai kshte shkatërruar në të shkuarën nga Austro-Hungaria dhe sot sipas tij, NATO nuk është asgjë më shumë sesa zgjatim i perandorisë së dikurshme Habsburgase, transmeton B92.

“Tani liderët tanë i betohen për aleancë NATO-s. Ata thonë se e bëjnë këtë në emër të sigurisë. Ishte ajo siguroi që ofrohej dhe garantohej nga Musolini dhe Hitleri”, citohet Amfilohije nga mediat. Ai e ka lidhur këtë situatë edhe me mosnjohjen e kufirit me Kosovën, duke aluduar për projektet politike të Luftës së Dytë Botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?