Konsultim publik për projektbuxhetin me studentë dhe grupet e interesit

Këshilli bashkiak zhvilloi mesditën e sotme konsultimin e projekt-buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2018 me grupet e interesit, qytetarë dhe studentë. Në hapje të këtij takimi, kryetari i Këshillit Bashkiak, z. Aldrin Dalipi, tha se kështu përmbushet përgjegjësia qytetare dhe ligjore e konsultimit të dokumentit më të rëndësishëm që vjen në Këshillin Bashkiak, siç është projektbuxheti.

“Është një moment i rëndësishëm sepse kemi përgjegjësi morale transparencën ndaj opinionit publik. Nga ana e saj, Bashkia e Tiranës e ka mbyllur procesin e konsultimit publik dhe sot mirëpresim nga të gjithë të pranishmit propozime, sugjerime apo edhe ndryshime, të cilat ju i gjykoni që mund t’i bëjnë mirë projektbuxhetit të Bashkisë së Tiranës. Diskutimet me grupet e interesit kanë filluar në këtë mandat që prej vitit 2015, si një detyrim i qeverisjes vendore”, tha Dalipi, teksa shtoi se Këshilli Bashkiak është i hapur për të dëgjuar çdo sugjerim apo përmirësim të buxhetit nga përfaqësues të grupeve të interesit, shoqatave, studentëve etj.

Mbledhja vijoi nën moderimin e kryetares dhe zv. kryetarit të Komisionin të Ekonomisë dhe Financës së Këshillit, Aida Llazani dhe Mateo Spaho, të cilët përfaqësuan pozitën dhe opozitën në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishmit u njohën në mënyrë të detajuar me zërat në projektbuxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe me investimet e rëndësishme të parashikuara në kryeqytet. Projektbuxheti i vitit 2018 pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?