Kryeprokurorja e Përkohshme merr zyrtarisht detyrën

E gjitha ka zgjatur 25 minuta. Adriatik Llalla, priti Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku, në ambientet e Prokurorisë dhe me një ceremoni të thjeshtë i dorëzoi detyrën.

I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë edhe sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonaj. Pas dorëzimit të detyrës, Adriatik Llalla është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Arta Marku, u zgjodh dje mes kaosit në kuvend dhe protestës jashtë sajë, me 69 vota, më pak se gjysma e deputeteve në Kuvend.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?