FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kulla e re në Tiranë, pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Pse përflitet Berisha?!

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, akuzon ish-kryeministrin Berisha për heshtjen në lidhje me Kullën e madhe që do të ndërtohet pas Teatrit të Operas dhe Baletit.

Në fakt edhe Lulzim Basha lëshoi dje disa akuza të tilla për Kullën, duke aluduar për familjen e Berishës, ndërsa Arlind Qorri ishte më i drejtëpërdrejtë kur tha se pse hesht Berisha për këtë ndërtim në qendër të Tiranës apo Rama ia ka lidhur gojën. Ndërkohë pritet reagim publik nga Sali Berisha për këto akuza ndaj tij.

Qendra po mbushet me kulla dhe mbetet një vendim që ka marrë Edi Rama për qendrën, por duhet të dihet se kush i ndërton dhe financuesit e tij me emra të fshehur, pra t’i hetojë SPAK-u, ndonëse ka shumë dosje nëpër duar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eshte folur për pastrim parash në ndërtime, bile edhe të huajt e kanë theksuar këtë fakt, ndaj ka nevojë që SPAK ta marrë në dorë hetimin, aq me tepër kur flitet se do të jenë financues të fshehtë politikanë apo familje politikanësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?