Kush është “i forti” nga Tirana që goditi me grusht policen pasi i gjeti drogë në shtëpi

Ndodh në Tiranë. Një 23-vjeçar që nuk e kishte për herë të parë derën e komisariatit të policisë ka kundërshtuar me forcë, madje e ka goditur me grusht policin që tentoi ta arrestonte për herë të dytë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Njazi Frakulla” në Tiranë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kanë arrestuar 23-vjeçarin Marjel Arapaj pasi gjatë një kontrolli i kanë gjetur një sasi lëndë e dyshuar narkotike, Cannabis Sattiva.

Në momentin që policët kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, 23-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grusht punonjësen e Patrullës së Përgjithshme, të Komisariatit të Policisë Nr.1, shtetasen A. M.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua: – 14.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?