Kuvendi Kombëtar shpall Azem Hajdarin, Kryetar Nderi të Partisë Demokratike

DANIEL MUCAKU RAPORTON PER KOHA JONE
DANIEL MUCAKU RAPORTON PER KOHA JONE

Kuvendi Kombëtar i PD-së që po mbahet në stadiumin “Air Albania”, e ka shpallur Azem Hajdarin, Heroin e Demokracisë, kryetar nderi të Partisë Demokratike.

Belind Këlliçi, i cili drejton punimet e Kuvendit, në përfundim të miratimit të Statutit të ri, hodhi në votim vendimin e dytë të datës 11 Dhjetor 2021 të lidhur me figurën e heroit Azem Hajdari.

Kuvendi Kombëtar vendosi: “Shpalljen e zotit Azem Hajdari , Kryetar Nderi i Partisë Demokratike të Shqipërisë . Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Miratohet. Nga ky çast, pishtari i demokracisë, prijësi i Lëvizjes Studentore ‘90, i ndjeri Azem Hajdari, Kryetar Nderi i Partisë Demokratike”, tha Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?