Laboratori i drogës në Tiranë, arrestohet pronari: E kamuflonte si fabrikë plastike. Ja emri

Policia e Tiranës zbardh detaje të tjera rreth operacionit të komisariatit Nr.1, ku u zbulua një laborator kanabisi në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë.

“Nga  kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni u konstatua një ambient i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike. Këto ambiente ishin në pronësi të shtetasit Hazbi Pardhokut. Theksojmë se këtë aktivitet të kundraligjshëm, ky shtetas dhe të tjerë të përfshirë në të, për të cilët policia po vijon hetimet, e kamuflonte  si aktivitetet i prodhimit të  plastikës”, njofton policia.

Sipas njoftimi thuhet se është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lënde e dyshuar narkotike, por nuk është peshuar ende prandaj nuk bëhet me dije sasia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime thonë se deri më tani janë shoqëruar rreth 10 persona si të dyshuar që kanë lidhje me këtë aktivitet kriminal, ndërsa vijojnë veprimet proceduriale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e Policisë së Tiranës

Policia e Tiranës në vijim të Planit të veprimit,  vijon kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Sot datë 14.04.2017 nga shërbimet e Komisariatit Policisë Nr 1, pas një pune disa ditore, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, se në zonën e Shkozës më konkretisht në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve kultivoheshin bimë narkotike, ka organizuar dhe zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këtë zonë.

Nga  kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni u konstatua një ambjent i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Këto ambiente ishin në pronësi të shtetasit Hazbi Pardhokut.

Theksojmë se këtë aktivitet të kundraligjshëm, ky person dhe të tjerë të përfshirë në të, për të cilët policia po vijon hetimet, e kamuflonte  si aktivitetet i prodhimit të  plastikës.

Në këtë ambient janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lëndë e dyshuar narkotike e futur në qese (ende e pa peshuar).

Nga shërbimet policore është bërë  shoqërimi i disa shtetasve dhe po vijojnë veprimet proceduriale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po ushtron kontrolle në banesat e shtetasve të dyshuar si dhe po punon për dokumentimin e plotë të saj dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?