Mali i Zi në udhëkryq
Fronti Demokratik i Pro Serbëve pritet të drejtojë Malin e Zi në 4 vitet e ardhshme. Ky është rezultati paraprak i votimeve të 30 gushtit në këtë shtet.
Fatin e zgjedhjeve pritet ta vendosë Partia e Zezë në të Bardhë e shqiptarit Dritan Abazovic, që u pozicionua përkrah Frontit Demokratik, duke i dhënë 4 mandate proserbëve dhe duke dalë kundër Milo Gjukanovic. Dy koalicionet shqiptare arritën të fitojnë nga një mandat secila.
Komisioni Zgjedhor i Shtetit njoftoi zyrtarisht se pas numërimit të 98,55% të votave, koalicioni “Me vendosmëri për Malin e Zi, i drejtuar nga Gjukanovic ka fituar 30 mandate ndërsa koalicioni rival i tij “Për të ardhmen e Malit të Zi”, pra partitë proserbe 27 mandate.
Ky rezultat nuk i garanton numrin e duhur të deputeteve në parlament Gjukanovic, pasi kundërshtarët e tij kanë mbështetjen e partive të vogla të cilat i japin deri në 15 mandate.
KOHA JONË SONDAZH

