Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 10:01 Dita e shtatë e revoltës, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi “Skënderbej”. Policia i shpërndan Një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, edhe pse protesta pritet të nisë pranë mesditës. Ata dëgjohen të përsërisin thirrjet kundër qeverisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Nisja e mësimit
  • Studentët dhe policia
  • Kriza politike
  • Mësuesit dhe dhuna
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Nisja e mësimit
  • Studentët dhe policia
  • Kriza politike
  • Mësuesit dhe dhuna
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Me gjuhën e fakteve dhe shifrave, Shqipëria deri më 2035, një komb që plaket dhe një vend që zbrazet

Aktualitet E diel, 15 Qershor 2025 08:57
Me gjuhën e fakteve dhe shifrave, Shqipëria deri më 2035, një komb që plaket dhe një vend që zbrazet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria e nisi vitin 2025 me një popullsi gjithnjë e më të plakur dhe me valë të përshpejtuara emigrimi. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, mosha mediane e popullsisë është rritur me 0.8 vjet brenda një viti, duke arritur në 44.3 vjeç, ndërkohë që emigracioni neto rezulton negativ me rreth -29 mijë persona. Nga 12 qarqet e vendit, vetëm Tirana ka ruajtur rritje të popullsisë, ndërsa Shkodra ka shënuar rënien më të ndjeshme.

Nëse kjo dinamikë nuk ndryshon – me shtim të lindjeve dhe frenim të emigrimit – Shqipëria rrezikon të zbresë nën kufirin e 2 milionë banorëve përpara vitit 2035.

Mund t'ju interesojë

Dita e shtatë e revoltës, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi “Skënderbej”. Policia i shpërndan

Dita e shtatë e revoltës, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi “Skënderbej”. Poli...

Para 8 minutash
Tritol në Vlorë, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës

Tritol në Vlorë, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës

Para 14 minutash
Të rinjtë bojkotojnë sërish mësimin në Lezhë, marshim në rrugët e qytetit

Të rinjtë bojkotojnë sërish mësimin në Lezhë, marshim në rrugët e qytetit

Para 20 minutash

Të dhënat e 1 janarit 2025 tregojnë se në vend jetojnë rreth 2.36 milionë banorë, një rënie prej 1.8% nga regjistrimi i fundit zyrtar më 2023. Kjo tkurrje prej mbi 27–30 mijë banorësh në vit, kryesisht nga shtresat më të reja të popullsisë, po e thellon krizën demografike dhe po kufizon gjithnjë e më shumë hapësirën për zgjidhje.

Migracioni neto negativ gjatë vitit 2024 është pothuajse dyfishuar krahasuar me një vit më parë, nga -13.761 në -28.800 persona. Ky eksod ka prekur veçanërisht të rinjtë dhe familjet e reja, duke ndikuar jo vetëm në numrin total të popullsisë, por edhe në përbërjen strukturore të saj.

Një tjetër faktor shqetësues është niveli shumë i ulët i lindshmërisë. Me vetëm 1.3 lindje për grua, Shqipëria ka hyrë në një cikël të gjatë rënieje natyrore të popullsisë. Kjo ka sjellë një ulje të lehtë në raportin e varësisë së të rinjve (nga 23.9% në 2024 në 23.8% në 2025), ndërsa raporti i varësisë së të moshuarve është rritur me 2.2 pikë përqindje brenda dy vitesh.

Mosha mediane e BE-së është 44.7 vjeç, ndërsa Shqipëria është vetëm 0.4 vjet më e re, duke e renditur mes vendeve më të plakura në Europë dhe rajon.

Pasojat e para dhe sfidat që vijnë
Këto ndryshime tashmë kanë filluar të japin efektet e tyre. Numri i të rinjve që hyjnë në tregun e punës po bie ndjeshëm, ndërsa pensionistët rriten në mënyrë të qëndrueshme. Shkollat në shumë zona përballen me mbyllje për shkak të mungesës së nxënësve. Administrata publike dhe tregu i punës ndjejnë mungesën e burimeve njerëzore të reja dhe të kualifikuara.

Ekspertët paralajmërojnë se pa reforma të thella, këto ndryshime do të përbëjnë rrezik serioz për funksionimin e sistemit të pensioneve, kujdesit shëndetësor dhe vetë ekonomisë.

Sipas ekonomistit Ilir Gëdeshi, është e domosdoshme të ndërmerren politika urgjente për të frenuar emigracionin dhe për të nxitur lindshmërinë. Sipas tij, çdo brez i ri që hyn në ciklin e jetës do të jetë 40% më i vogël se ai që del në pension, një disproporcion që rrezikon vetë ekzistencën e sistemit social.

Ekonomia përballë sfidës së plakjes
Emigracioni i përqendruar në moshat e reja ka reduktuar ndjeshëm kapitalin njerëzor – një faktor kyç për produktivitetin dhe rritjen. Largohen të rinjtë, shpesh të arsimuar dhe me aftësi gjuhësore, ndërsa vendi përballet me barrën në rritje të shpenzimeve për pensione dhe shëndetësi.

Jetëgjatësia në Shqipëri është rritur: 80.9 vjeç për gratë dhe 75.3 vjeç për burrat, çka rrit presionin financiar në një sistem që tashmë shpenzon vetëm 34% të mesatares së BE-së për banorë.

Ndërkohë, ekonomia nuk po ecën me ritmin e duhur. Rritja ekonomike mesatare gjatë periudhës 2015–2024 ka qenë vetëm 3.5% në vit – shumë larg nivelit minimal prej 5% që rekomandojnë institucione ndërkombëtare si FMN për të përballuar barrën demografike.

Struktura e ekonomisë dominohet nga sektorë me produktivitet të ulët si bujqësia, ndërtimi, fasoneria dhe turizmi sezonal. Tregu i punës dhe financat publike janë gjithnjë e më shumë nën presion. Varësia e të moshuarve ndaj forcës së punës rritet me 1 pikë përqindjeje në vit, ndërsa skema e pensioneve ka nevojë për financim shtesë prej 0.2% të PBB-së çdo vit.

Çfarë mund të bëhet?
Për të përballuar efektet e plakjes, vendi duhet të investojë urgjentisht në forcimin e kapitalit njerëzor që ka mbetur: dixhitalizim, automatizim, kërkim dhe zhvillim në sektorët e agro-përpunimit, si dhe në krijimin e një mjedisi të favorshëm për kthimin e diasporës.

Në mungesë të ndryshimeve strukturore, deficiti i ISSH-së do të dyfishohet brenda dhjetë viteve. Pa zgjerimin e bazës tatimore, tërheqjen e kapitalit njerëzor dhe modernizimin e sektorëve kryesorë, hendeku mes moshës dhe mirëqenies ekonomike do të zgjerohet më tej, duke e ekspozuar vendin ndaj një krize të qëndrueshmërisë.

Sot, Shqipëria është në një pikë kthese. Me një popullsi gjithnjë e më të moshuar, me varësi më të lartë ekonomike dhe një bilanc negativ të migracionit, vendi ndodhet përballë një sfide ekzistenciale. Nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme e të guximshme, dekada që vjen do të jetë më e ashpra për qëndrueshmërinë e shtetit social dhe ekonomik shqiptar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 3 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 12 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 12 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 17 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.