FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meteorologët: Po vjen i ftohti polar, temperatura deri në -8 gradë

Gjatë javës së ardhshme pritet që vendet e Ballkanit dhe Shqipëria të përfshihen nga një masë e ftohtë ajrore që do të sjellë ulje të temperaturave.

Sipas sinoptikanëve duke filluar nga e marta në darkë temperaturat do të ulen deri në -8 gradë në zonat malore dhe -2 gradë në Tiranë. Në zonat malore dhe deri në lartësit 300 metra do të ketë reshje dëbore.
Meteorologët thonë se reshjet gjatë ditës së Martë do të jenë në formë shiu, por gjatë natës dhe dita e Mërkurë në pjesën më të madhe të territorit do të jenë në formën e dëborës duke qenë se kemi rënie të menjëhershme të temperaturave.

Temperaturat e ulëta parashikohet të zgjasin 4-5 ditë ku e Enjtja dhe e Premtja do jenë ditët më të ftohta.
Pas fundjavës temperaturat e muajit Shkurt do të shënojnë sërish rritje duke u kthyer në vlerat normale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?