Moti, priten reshje bore në zonat malore
Aktualitet E Enjte, 16 Shtator 2021 11:04
Në zonat malore priten reshje dëbore në orët e ardhshme.
Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se reshjet e dëborës do të kenë intensitet deri mesatar.
Në zona të caktuara mund të ketë mjegull për shkak të reshjeve të shiut.
ARRSH i bën apel përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes për shkak të lagështirës, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe gjatë natës, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

