Ndjekje si në filma në Korçë, policia i vihet pas të rinjve me drogë në makinë, kapet njëri (FOTO)

Një 20-vjeçar është arrestuar, ndëkohë që një tjetër është shpallur në kërkim, pasi policia e Korçës arriti të bëjë ndalimin e automjetit me drogë pas një ndjekje të gjatë në aksin rrugor Qafë Thanë-Prenjas-Urakë.

Më datë 18.12.2017, specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Genti Muceku, 20 vjeç, banues në Tiranë

Si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit D.U, 22 vjeç, banues në Shkup-Maqedoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetasit e lartpërmendur janë paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Thanë, me mjetin tip “Ford” me targa AA 296 IK, me drejtues shtetasin Genti Muceku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nisur nga dyshimet e shfaqura se në këtë mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë përzgjedhjen e tij, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë. Në këtë moment drejtuesi Genti Muceku, është larguar me shpejtësi me mjetin të cilin ky shtetas e kishte marrë në përdorim, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur urdhërit të punonjësve të Policisë.

25551430_374232629669246_1620957585_o

Forcat policore janë angazhuar dhe janë vënë në ndjekje të tij. Përgjatë aksit rrugor Qafë Thanë-Prenjas-Urakë, ku mendohej se këta shtetas mund të kishin lëvizur u gjet edhe mjeti i braktisur prej tyre.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të shumta që Policia ushtroi, në pjesë të ndryshme të këtij aksi, u gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale : 6 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa  me peshë 6,3 Kg sasi e cila dyshohet të ketë qenë në posedimin e dy shtetasve të mësipërm.

Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 236 e 283/a/2 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?