Një ditë pas përmbytjeve, përmirësohet situata në Lezhë

Përmirësohet situata e përmbytjeve në Lezhë dhe Laç. Dëmet më të mëdha janë shënuar në qytetin e Laçit si pasojë e daljes së Përroit.Gjatë inspektimit të dëmeve  prefekti i qarkut Lezhë  deklaroi se është e nevojshme që të ndërhyhet në pastrimin e pusetave dhe kolektorëve për të parandaluar situata të tilla.

Një ditë pas përmbytjeve që përshinë disa zona të qarkut Lezhë, situata shkon drejt  përmirësimit. Uji është tërhequr, ndërsa dëme janë shkaktuar vetëm në qytetin e Laçit.

Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, inspektoi situaten pas përmbytjeve në qytetin e Shëngjinit. Prendi tha se në një hark kohor mjaft të shkurtër kanë rënë më shumë se 100 mm shi, duke sjellë dhe këtë situate. Por sipas prefektit është e domosdoshme ndërhyrja në pastrimin e pusetave dhe kolektoreve për tju paraprire problematikave të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjergj Prendi Prefekt i Qarkut Lezhe: Ka probleme kryesisht në pastrimin e pusetave që ne do ti realizojmë. Bëhet fjalë për një kanal të vjetër që është jo shumë funksional që mbetet detyrë për ne si institucion i prefekturës në bashkëpunimin me kryetarin e bashkisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reshjet e shiut gjatë dites së shtunën  sollen përmbytje në Lezhe, Shëngjin si dhe në qytetin e Laçit ku ishte dhe situata më problematike nga vërshimi i përroit që kalon përmes qytetit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?