“Nuk frymëzohen shqiptarët me ‘Rama ik’ apo ‘Luli-Mona hajde’, duhet të fitojmë zemrat!”

Gjatë fjalës së saj në në Konventën Kombëtare të LSI, kryetarja e kësaj force politike i është kundërpërgjigjur Edi Ramës që e quan “fallxhore”, duke “hedhur fall” dhe deklaruar, se si fallxhore e parashikojë Shqipërinë të begatë pa Edi Ramën. Ajo ka theksuar gjithashtu nuk frymëzohen shqiptarët me parulla “Rama ik, apo Luli-Mona hajde”, por duhet të fitojmë buzëqeshjen e njerëzve.

“Si fallxhore dhe doktoreshë e parashikoj Shqipëri të begatë pa Ramën, pa qeverinë e kapur nga krimi dhe oligarkët. LSI nuk e bëjnë njerëzit, e bën shpirti, e bën ndjenja dhe dashuria që kemi për njëri tjetrin. Nuk frymëzohen shqiptarët as më parullën “Rama ik, apo Luli-Mona hajde’. Jam shumë e ndërgjegjshme, por nuk është aq e lehtë të entuziazmosh 600 mijë shqiptarë që ushqehen me 5 dollarë në ditë. Një nënë që nuk ka para të ushqeje familjen dhe të çojë fëmijën në shkollë të lartë. Ne mund të fitojmë buzëqeshjen e njerëzve dhe zemrat e shqiptarëve nëse nënshkruajmë kontratë me ta, dhe duhet të jetë e vërtetë, t’i presim dorën oligarkëve, duhet të ngremë sistem që të presë çdo dorë që tenton ta bëjë këtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?