Opozita në protestë, deputetet e PS me lodra pellushi
Kuvendi sot ka qenë më i tensionuar se kurrë. Deputetë të opozitës që protestonin me çdo mënyrë kundër votimit të Kryeprokurores së Përkohshme dhe deputetë të PS-së që me kartona jeshilë, ishin gati për votim.
Pas votimit me 69 vota pro të kandidaturës së Arta Markut si Kryeprokurore të Përkohshme, deputetet e PS-së u mblodhën bashkë. Ishin moderatorja Albana Osmani, e cila përmes nisëm ”Ti je luledielli”, bashkoi gratë e PS-së. Të qeta, deputete shihen edhe me lodra pellushi në duar, të cilat sipas deputetes Vasilika Hysi, janë dhurata për fëmijë në prag të festave të fundvitit.
Foton e ka postuar në facebook, fotografi Agim Rama, aty ku deputetja Hysi ka komentuar.
”Agim kjo pamje nuk ka lidhje me prokuroren që u caktua të ushtrojë përkohësisht disa funksione të Prokurorit të përgjithshëm, por me dhuratat e blera në mbështetje të fëmijëve të sëmurë”,-shkruan Hysi.
/R.SH/

