FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pamje të reja nga tentativa për atentat ndaj presidentit Erdogan

Media turke ka trasnemtuar pamje të reja të sulmit nga anetarët e organizatës FETO-s në të cilin u tentua atentat ndaj Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në hotelin në qytetin Marmaris të Muglas, në të cilin ai po qëndronte gjatë mbrëmjes së tentativës për grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në regjistrimet nga kamera e sigurisë të një hoteli tjetër pranë hotelit ku qëndroi Presidenti Erdoğan, shihet se fillimisht puçistët avancojnë nga brigjet drejt Hotelit Grand Yazıcı, ndërsa pas luftimeve me truprojat e presidentit, ata prej lokacionit të quajtur Turban drejtohen kah rruga kryesore.

– Shihen ushtarë me dylbi dhe lazer –

Swiss Digital Desktop Reklama

Vëmendjen tërheqin pamjet se si puçistët ndalen kohë pas kohe për ta vëzhguar terrenin. Në armët e ushtarëve shihen dylbi dhe lazerë, ndërsa fytyrat e tyre gjersa kalojnë pranë kamerës shihen qartë. Në këndin e xhirimit të kamerës hyjnë 22 ushtarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ushtarët që shihet se si dalin në rrugën kryesore, priten nga ekipet policore të Marmarisit, ndërkohë që kamera gjithashtu shfaq rënien dëshmor të policit Nedip Cengiz Eker nga të shtënat e para që i hapi ushtria, polici ky për të cilin u theksua se ishte familjar i Kryetarit të Përgjithshëm të Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kılıçdaroğlu.

– 22 plumba në automjetin e policit dëshmor

Në hetimin që u bë nga ekipet hetuese në automjetin e policit dëshmor Eker si pasojë e hapjes së zjarrit nga puçistët, u bë e ditur se automjetin e kishin qëlluar 22 plumba.

Në ndërkohë, vazhdojnë punimet për kapjen e puçistëve të cilët pas tentativës për atentat u arratisën në një zonë pyjore.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=i64S-Snk9kI” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?