Paralajmërimi i OBSH-së: Vala e dytë do të jetë më e gjatë

Përfaqësuesi i OBSH-së, Ranieri Guerra thotë se vala e dytë e koronavirusit do të zgjasë me shumë se e para.

Në Itali, sipas tij, kurba e infekimeve po ngadalëson e ndoshta edhe mund të bjerë, por do të shtrihet më shumë në kohë krahasuar me valën e pare, kur pati më shumë raste të shpërndara në të gjithë territorin e vendit.

“Të mos harrojmë se jemi në fillimin e stinës së dimrit”, thotë zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pandemia po e gjunjëzon sërish Evropën, duke detyruar qeveritë anekënd saj t’u kthehen masave drastike, të cilat deri përpara pak kohësh i shihnin me skepticizëm të madh, nisur nga goditja e fuqishme që i dhanë ekonomisë karantinat e pranverës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por situata është rënduar ndjeshëm, duke e bërë vendosjen e masave të ashpra një domosdoshmëri. Austria të martën vendos karantinën e dytë kombëtare në përpjekje për të frenuar përhapjen e vrullshme të virusit. Të gjitha dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen dhe ndalimqarkullimi aktual që nis nga ora 8 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit do të shtrihet gjatë gjithë ditës.

Do të mund të lëvizet vetëm për blerje apo stërvitje në natyrë. Në rastet kur është e mundur, njerëzit do të punojnë nga shtëpia, tha kryeministri Sebastian Kurz. Karantina do të zgjasë thuajse tre javë e do të përfundojë në 6 dhjetor. Në pjesë të tjera të kontinentit të vjetër, gjendja nuk është më e mirë. Suedia paralajmëroi shtetasit e saj të mos bëjnë plane udhëtimi për festa; në Itali janë shtuar zonat e kuqe me rrezik të lartë infektimi dhe zonave me rregulla të ashpra lëvizjeje do t’u shtohen edhe Campania e Toskana.

Greqia mbylli shkollat fillore, kopshtet dhe çerdhet; Portugalia zgjeroi ndalimin e lëvizjes me orare të reja; Gjermania raportoi 23.500 raste ditore duke rrëzuar shpresat se karantina e pjesshme kombëtare mund të hiqet shpejt, ndërsa ka lajme të mira nga Franca, ku niveli i infektimeve të reja dhe shtrimet në spitale pësuan rënie të ndjeshme pas javës së dytë të izolimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?