Përdhunoi 11-vjeçaren në banesën e saj, arrestohet i riu në Tiranë
Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet, pasi ka përdhunuar një vajzë të mitur. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e vajzës 11-vjeçare. Policia e Tiranës raporton se në pranga ra 21 vjeçari S.K .
Njoftimi i policisë
Më datë 16.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.K, vjeç 21, banues në Kamzë, pasi dyshohet se më datë 13.04.2017, në banesën e shtetases L.K, vjeç 58, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase të mitur, vjeç 11. Neni 100 i Kodit Penal.

