Plagoset minatori në Bulqizë, u rrëzua nga shkallët në galerinë ku punonte
Një minator mbeti i plagosur gjatë ditës së sotme në Bulzisë teksa është rrëzuar aksidentalisht në galerinë e minierës ku punonte.
Policia thotë se “rreth orës 13:15, salla operative e policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, një shtetas, i cili është dëmtuar në minierën e kromit”.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan në ambjentet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në ambjentet e brendshme të një galerie kromi në zonën e Krastës, shtetasi H.P rreth 27 vjeç, banues në Bulqizë, (punëtor në këtë galeri), duke ngjitur shkallët për tu futur në furrnelin e galerisë, dyshohet ti kenë rrëshkitur duart nga shkallët ku për pasojë është rrëzuar duke marrë dëmtime të lehta.
I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

