FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Policia e Shtetit: Trafik droge në mes të detit, arrestohen 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas

Policia e Shtetit ka dalë pasditen e sotme në një konferencë për mediat, ku ka dhënë detaje rreth megaoperacionit policor ‘Flakë në det’.

Sipas drejtori të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, gjithçka nisi pas zbulimit të një rrjeti të trafikut të drogës në Patok, ku u pikasën dy mjete lundruese që shkëmbenin ‘mallin’.

Policia sqaron se shtetasit që ndodheshin në velerie, i kanë vënë zjarrin mjetit lundrues, ndërsa personat që ndodheshin në bord, janë arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Operacioni i koduar ‘Flakë në det’, i finalizuar në bazë të inteligjencës policore, në bashkëpunim me policinë italiane. Ky operacion filloi pas njoftimit për lëvizjen e një mjeti lundrues nga Laguna Patoku në jug-perëndim. Ky mjet ka kontaktuar në det një tjetër mjet, dhe dy personat në dy mjete kanë shkëmbyer lëndë narkotike. Shtetasit në Velierë kur kanë konstatuar policinë, i kanë vënë zjarrin velierës dhe kanë tentuar të largohen me një barkë, por janë kapur në flagrancë. Po ashtu janë arrestuar 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas. U sekuestrua 23 kg drogë”, u shpreh drejtori u Policisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?