Policia greke ndjek shqiptarin me 15 kg drogë, e kap ndërsa tentonte ta fshihte në një fuçi
Aktualitet E Premte, 21 Maj 2021 05:16
Pas disa minutave ndjekje, makina ndalon në Patra, ndërsa shqiptari 35-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur tentonte ta fshehte drogën në një vend të shkretë duke e futur në një fuçi e më pas për mbuluar në një shkurre.
Ai është arrestuar menjëherë nga policia greke, ndërsa droga rreth 15 kg marijuanë e ndarë në dy pako të mëdha u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

