Mbyllet Protesta/ Policia ”rrethoi” demokratët në Bulevard, Berisha: Asgjë nuk e mund një popull kryengritës

Më shumë se dy orë zgjati protesta e 8-të e thirrur nga Partia Demokratike këtë të premte përballë Kryeministrisë, aty ku për afro 1 orë demokratët qëndruan si kurrë më parë të qetë, ku foli vetëm një zë dhe u mbajt një minutë heshtje për dy të miturit që humbën jetën në mënyrë tragjike. Më pas protestuesit nisën një marshim drejt Ministrisë së Brendshme, ku Policia e Shtetit krijoi një kordon bllokues dhe i rrethoi demokratët duke mos lëvizur në asnjë institucion tjetër. Menjëherë Forcat e Policisë u përgjigjen me ujë dhe shumë gaz lotësjellës drejt protestuesëve. Edhe emokratët kanë hedhur molotovë pranë Ministrisë së Brendshme.

Pas mbylljes së protestës, Sali Berisha ka folur jashtë selisë blu. Kreu i Partisë Demokratike theksoi që jemi në betejë me moton ”Ja të vdesim ja të rrojmë për liri”. ”Sot regjimi dëshmoi përsëri fytyrën e tij të vërtetë, bllokoi marshimin tonë paqësor. E garantoj se do ketë gjithë përgjegjësitë që meriton. Miq, s’ka polici në botë që mund një popull kryengritës. Ta harrojnë, kurrë! Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve: ‘Ja të vdesim ja të rrojmë për liri””, tha Berisha, duke mos dhënë një datë për protestën e radhës të opozitës.

Gjatë protestës kryetari i demokratëve e cilësoi protestën si një “betejë të jashtëzakonshme”, ndërsa akuzoi forcat e policisë për sjellje kriminale ndaj protestuesve. ”Banditë me uniformë u sollën si kriminelë. I garantoj që do të kenë të njëjtën përgjigje nga ne. Ishim në një marshim paqësor, u shkel Kushtetuta dhe u bllokua rruga. Në mënyrë absolute do të marrin përgjigjen e merituar”,-u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i revoltuar nga protesta i është drejtuar i revoltuar efektivëve të Policisë së Shtetit në protestë, pasi ata penguan marshimin e protestuesve në drejtim të Ministrisë së Brendshëm. Duke iu drejtuar “uniformave blu” Bardhi theksoi se protesta ishte paqësore, dhe pyeti policinë pse provokoi protestuesit duke zbatuar urdhra të paligjshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Nga kush i merrni urdhrat ju?! A ishte protesta paqësore? Pse e bllokoni rrugën?! Pse provokoni?! A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm?! Pse e bllokoni rrugën? Shkoni arrestoni ata që kanë vjedh shqiptarët, mos arrestoni qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit”, tha Bardhi.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është përplasur me policinë, duke i kërkuar këtyre të fundit të hapin rrugën për marshimin e qytetarëve. ”E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar”,-tha Noka.

Drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një deklaratë e bëri të qartë që PD-ja ka leje për të zhvilluar protestën vetëm në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe se në rast të shkeljes, do të ketë reagim nga policia. Paçka motit me shi, protestuesit po mbajnë pankarta dhe duke lëshuar slogane politike kundër qeverisë ”Rama 4”. Gjatë marshimit protestuesit brohorasin fjalët “policia e krimit”, në shenjë revolte ndaj veprimeve të “bluve” gjatë protestës së fundit.

Lexoni edhe:

Flamur Noka përplaset me policinë gjatë protestës: Asgjë nuk e ndal marshimin tonë!

Tensione në protestë, Bledion Nallbati përplaset me policinë: Kujdes po të them se …

Përshkallëzohen tensionet, hidhen fishekzjarrë dhe gaz lotsjellës

Kaosi në protestën e PD-së, policia shoqëron 3 persona. Janë edhe 3 policë të lënduar

Policia hedh gaz lotsjellës, Berisha pajiset me maskë mbrojtëse

Policia nuk lejon zhvillimin e protestës jashtë Bulevardit ”Dëshmorët e Kombit”, krijon kordon

Protestuesi ”rreh” Ramën dhe Ballën në protestë

Fotolajm/ Policia rrethon Kryeministrinë

Protesta e PD/ Gjoni: Policia të mos sillet me dhunë, por ne jemi të gatshëm për përballje

Protesta e PD/ Drejtori i Policisë së Shtetit zbret në Bulevard, Skëndet Hita inspekton masat e marra

FOTO/ Protesta, PD improvizon një mini-podium para Kryeministrisë

PD denoncon situatën para protestës: Policia ndaloi një qytetar që të marrë pjesë

Disa orë para protestës, Edi Paloka: As dhuna dhe as presioni i Policisë nuk na ndalin

Marshim dhe një protestë shiu nga PD, policia angazhon 1500 efektivë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?