Policia zbardh vdekjen e punonjësit të fabrikës së kromit në Bulqizë, tre persona në pranga

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e enjte në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë ku humbi jetën një punonjës 65-vjeçar.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se viktima, me inicialet M. K., i cili ishte punëtor në subjektin Fabrika e Pasurimit të Kromit Bulqizë, ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujrave kulluese të fabrikës, së bashku me shtetasit Rr. K., dhe A . A., të hipur sipër një varke të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të, kanë humbur ekuilibrin duke rënë në ujë.

“Si pasojë shtetasi M. K., ka humbur jetën, dhe pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë”, tha policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, blutë kanë bërë arrestimin në flagrancë të Drejtuesit te aktivitetet të Fabrikës së Pasurimit të Kromit dhe dy punëtoret e tjerë që kanë qenë së bashku me viktimën, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” “Moskallzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?