Pranga 44-vjeçarit nga Novosela, ka vjedhur 110 makina në Tiranë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 44-vjeçar të shumëkërkuar i cili akuzohet se ka kryer vjedhjen e 110 makinash në Tiranë, 7 vjedhje makinash në Vlorë dhe 5 vjedhje makinash në Sarande si dhe vjedhje ne Itali.

I arrestuari është Aleksandër Qarri nga Novosela dhe banues në Tiranë. Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia e Sarandës.

“Nga data 1-17 dhjetor ka thyer 5 mjete ne Sarande, vidhte kryesisht kasetofona qe i shiste tek nje servis ne Tirane. Në Sarandë vinte të shtunën në darke, dilte nga hoteli pas orës 2 të mengjesit, vidhte dhe më pas nisej me autobus në 5 të mengjesit për Tiranë”, raporton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?