Protesta e opozitës, lirohen 6 personat e ndaluar

Lirohen 6 protestuesit e ndaluar nga policia gjatë protestës së opozitës të hënën. Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ”detyrim paraqitje”.

Gjykata ka lënë të lirë 6 protestuesit, që u ndaluan për dhunën e ushtruar ndaj policisë, në tentativë për të çarë kordonin e policisë dhe për t’u futur në Kuvend, ku po zhvillohej seanca për zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme.

Të lirë janë lënë protestuesit: Renato Xhihani, 19-vjeç, lindur dhe banues në Kavajë; Ervis Hajredini, 21-vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Igli Hasani, 24-vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Fanol Prifti, 40-vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë; Sokol Vuçeta, 46-vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë); Shyqri Proshka, 33-vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?