Qeveria dhe deputetët e PS-së i bashkohen nismës “Ti je një lule dielli”

Deputetet e mazhorancës i janë bashkuar nismës “ti je një lule dielli”. Ishte kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili ftoi të gjithë deputetët të bëhen pjesë e kësaj nisme.

“Sot në ditën e fundit të Kuvendit për këtë sesion kemi vendosur të bëhemi të mbështesim një iniciative të shoqërisë civile që ka të bëjë me simbolin e jetës dhe të shpresës. Është një ditë sot që të gjithë të kontribuojmë për “dardanin me diellë” për të kontribuar për fëmijët e sëmurë me leucemi në spitalin e Kosovës. Të kontribuojmë për blerjen e një aparature për diagnostikimin e leucemisë për fëmijët 0-18 vjec dhe do të ishte mirë që edhe opozita të bëhet pjesë e kësaj iniciative. Të bëhemi bashkë sot”- u shprej kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nisma është përshëndetur edhe nga Nën Kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila përmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook” shpreh vendosmërinë se kjo nismë e Kuvendit do të vijojë edhe për QSUT-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot, unë dhe kolegët e mi të mazhorancës jemi Një Lule Dielli. Të ardhurat e dhuruara nga deputetët/et do të shkojnë për fëmijët me leucemi në spitalin e Kosovës. Ne do të jemi Një Lule Diell edhe për fëmijët e QSUT-së. Secili prej nesh mund të jetë një lule diell. Faleminderit Albana Osmani!”- shprehet Nën Kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?