FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama në Itali: Marrëveshja për pensionet drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë e përbashkët për shtyp me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, ku ka deklarauar se marrëveshja Itali – Shqipëri për pensionet është drejt përfundimit.

“Ka shqiptarë që janë në Itali prej vitesh kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë Italinë dhe kemi kuptuar shumë mirë që marrëveshja për pensionet po arrihet pothuajse. Kemi fituar premtimin solemn nga zv.kryeminsitri, që kjo pikarritje nuk do të jetë një pikënisje tjetër, siç ndodh shpeshherë në anët tonë.

Shqiptarët e shumtë që punojnë kontribuojnë në Itali më në fund do të ngrenë dolli për lavdinë e Republikës italiane dhe ta falënderojnë këtë qeveri sepse më në fund do të çojë deri në fund këtë nismë shumë të rëndësishme, jo vetëm nga pikëpamja financiare por edhe nga pikëpamja sociale, e respektit dhe dinjitetit të punës së njerëzve”, tha Rama

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?