Rama për blogerët: Janë bërë parelinj me shalë e kremra! Dalin në protestë se është trend
Kryeministri Edi Rama, edhe sot nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, kritikoi blogerët dhe influencerët që mbështesin protestat kundër investimit në Zvërnec.
“Sa herë e keni dëgjuar gjatë këtyre ditëve nga njerëz që kurrë në jetën e tyre as nuk e kanë imagjinuar të përzihen me protesta, por janë bërë parelinj me shalë e kremra, që të shfaqen atje bashkë me shalët dhe kremrat e tyre, sepse është trendi. Kanë frikë të mbeten jashtë valës.
Në ekonominë e vëmendjes heshtja nuk shpërblehet. Shpërblehet vetëm pjesëmarrja. Shpërblehet ai që bën videon më dramatike. Dhe një protestë nuk është më protestë, por një treg klikimesh e morali, madje edhe një treg karrierash”, tha Rama.
Realisht janë turr në rrjete sociale se kush bën me shumë like e euro, duke sajuar e intriguar gjithçka.
KOHA JONË SONDAZH

