FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama te pallatet e reja në Marikaj: Zemra plot

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të çelësave për 102 apartamente në 6 pallate të reja, për banorët që humbën strehën nga tërmeti në Marikaj.

Rama i ka thënë qytetarëve se tani shtëpitë mund t’i përdorin si të duan, ose të banojnë vetë, ose t’i shesin, ose t’i japin me qira.

Faleminderit për mikëpritjen! Më vjen mirë që u realizua ky projekt. Keni pasur probleme me pronën, histori të pafund të mbivendosjeve, por e rëndësishme është që tani kjo punë mbaroi dhe tani të gjithë ju do merrni shtëpitë, më të mirat se ato që kishit, do t’i merrni falas siç ju kemi premtuar. Kështu që janë prona juaj, mund ta mbani, mund ta jepni me qira, mund ta shisni, nuk keni asnjë qindarkë, as kredi, asnjë detyrim tjetër ndaj shtetit, kuptohet dritat do t’i paguani vetë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?