Reagon Ambasada e SHBA-së: Morëm letrën e Mehmetajt! Lu bisedoi me të

Ambasada amerikane në Tiranë në një përgjigje për Ora News, thotë se e ka marrë letrën e deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj dërguar një ditë më parë në lidhje me dhunën në Kuvend që u pasua me një deklaratë nga ambasada.

Në përgjigjen për Ora News, zëdhënësi i kësaj ambasade Ryan Roberts konfirmoi se ambasadori Lu e ka marrë letrën e saj dhe ka biseduar me deputeten, duke rishprehur edhe një herë qëndrimin se ambasada dënon dhunën pavarësisht nga vjen.

“Ambasadori Lu e mori dhe e lexoi letrën e Znj. Mehmetaj. Po ashtu pati mundësinë të bisedonte me Znj. Mehmetaj dhe të shihte pamjet të cilave ajo i referohet në letrën e saj. Ritheksojmë se Ambasada e SHBA dënon me forcë dhunën që ndodhi gjatë protestave. Theksojmë se dhuna, pavarësisht nga vjen, nuk ka vend në demokraci“, thuhet në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?