FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sekuestrohen pasuritë dhe llogaritë bankare të Jamarbër Malltezit, policia u ndërron bravat apartamenteve të tij

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 16 pasuri të paluajtshme në pronësi të Jamarbër Malltezit.

Dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha i bllokohen edhe gjashtë llogari bankare si dhe aksionet në disa kompani.

Mëngjesin e kësaj të hëne oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nisur punën në terren për kryerjen e sekuestros preventive për 25 pasuri të Malltezit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht ata kanë shkuar në banka të nivelit të dytë për të bllokuar 6 llogari në emër të dhëndrit të ish-kryeministrit dhe më pas do të shkojnë në tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga 16 apartamente, 7 prej tyre ndodhen në rrugën “Mustafa Matohoti”, ku njihet edhe si rrugica e ish-kryeministrit, pasi këtu jeton Berisha, në banesën në emër të vajzës së tij, sipas vendimit të GJKKO edhe ky apartament do të kalojë në sekuestro.

Gjithashtu nën sekuestero do të vihen edhe pronat tek ish-kompleksi “Partizani”. Mesditën e sotme polica shkoi për të vënë masën e sekuestros te vila e Malltezit në Gjirin e Lalzit, ku Berisha kalon zakonisht kohën gjatë verës.

Oficerët do të paraqiten fizikisht në objekte për të bërë lajmërimin dhe ndërrimin e bravave. Deri në një vendim tjetër këto do të jenë në sekuestro dhe Malltezi nuk mund të kryejë asnjë procedurë tjetër qoftë shitje, blerje apo qira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?